Pa transport urban, qytetarët: Nuk kemi lekë për taksi! Duhet të ishte hapur, po na dëmton shumë

27 Qershor 2020, 15:03 | Përditesimi i fundit: 2020-06-27 17:30:13

TIRANW- Edhe kjo e shtunë qytetarët e Tiranës i gjeti pa transport publik.  Në stacionet e urbanëve pritja është e kotë, pasi autobusi përsëri nuk do të vijë.

“Në një ditë normale ky stacion autobusësh do të ishte i mbipopulluar me qytetarë që presin për linjën e tyre. Ndërsa në kohë të pandemisë transporti është i pezulluar. edhe pse kemi disa vendime nga institucionet që të vazhdojë puna e transportit urban në kryeqytet kjo deri më tani ka qenë e pamundur. shkak për këtë janë bërë kërkesat e shoqatave të transportit, të cilat kanë pezulluar aktivitetin deri në momentin që Ministria e Infrastrukturës  dhe e Financave të vendosin për pagat e punonjësve dhe kërkesat që ata kanë”.