Pa zgjidhje 1700 ankesat e qytetarëve, ILD vetëm me një inspektor

14 Korrik 2020, 16:03

Mbeten ende pa zgjidhje qindra ankesa të qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka vetëm një inspektor. Pranë këtij Inspektorati kanë ardhur jo pak por 1700 ankesa që presin përgjigje. Qytetarët kryesisht ankohen për vendime të padrejta nga gjykatësit, apo për paaftësi profesionale të tyre dhe sjellje joetike. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i krijuar së fundi, ka vetëm një inspektor që merret me këto ankesa, si dhe Kryetarin Artur Metani, ndërkohë që është ende një institucion pa zyra.