Pacientët bëhen gati të lënë spitalin, përmirësohet gjendja e dy të infektuarve të tjerë në reanimacion

21 Mars 2020, 14:05

Dy pacientë, kontakte të rastit zero të cilët pas ritestimit të dytë dolën negativë, po bëhen gati të lënë spitalin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me mjekët e infektivit ka ndarë lajmin e mirë me publikun.