Pacientja nga Tirana dërgohet në Spitalin e Elbasanit! Familjarët: Është në gjendje të rëndë, u la 2 orë në ambulancë

30 Mars 2020, 21:36

Mbyllja e Sanatoriumit në Tiranë dhe kthimi i tij në spitalin COVID 2, ka bërë që pacientët e tij të transferoheshin në spitalin e Elbasanit. Një mos koordinim i mirë i punës ka bërë që një paciente 68-vjeçare nga Tirana në gjendje të rëndë me mushkëritë dhe probleme në rrugët e frymëmarrjes të qëndrojë për rreth 2 orë në autoambulancë pa trajtim e kujdes të mjekëve.