Pacientja tek Ortopedia del pozivite me koronavirus, mbyllet i gjithë pavioni në Spitalin e Lezhës!

26 Mars 2020, 10:56

Pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës është mbyllur. Nje paciente e shtruar në këtë pavion ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë futur në karantinë si masë mbrojtëse dhe parandaluese e përhapjes së koronavirusit nëse ata mund të jenë infektuar për shkak të kontakteve që mund të kenë pasur me pacienten. 

Stafit mjekësor u janë marrë tamponët dhe janë në pritje të rezultateve të analizave që kryen në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. 

Report Tv mëson se pacientja në fjalë ka pasur historik udhëtimi me Italinë, por vetëm pasi i janë shfaqur shenjat klinike të koronavirusit, i ka treguar bluzave të bardha që kishte qenë në Italinë fqinje kohët e fundit.