Padia e parë në SPAK/ Nisma 'Thurje' kallëzon penalisht zyrtarët e koncesionit të sterilizimit

23 Dhjetor 2019, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2019-12-23 14:26:39

TIRANE- Padia e parë në SPAK. 'Nisma thurje' kallëzon penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit.

"Ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë së Posaçme që kur jemi përpara një vepre penale të bëjmë një kallëzim në Prokurori. Megjithatë ne i kërkojmë SPAK të hetojë që nga Beqja deri tek të gjithë zyrtarët e tjerë pasi ka arsye të mjaftueshme për të besuar që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët shqiptarë. Ne besojmë se institucionet e reja të drejtësisë do i japin fund pandëshkueshmërisë. Ne kemi evidentuar disa gjëra. Ne ngremë pyetjen pse është i nevojshëm ky koncesion. Ne ngremë pyetjen pse një çmim kaq i lartë. Dhe pse është dhënë me një koncesion 10-vjeçar që kalon edhe mandatin e qeverisë. një kontratë ka detyrime dhe përgjegjësi për të dy palët. KLSH thotë se në këtë kontratë ka penalitete vetëm për shtetin shqiptar. KLSH ka vlerësuar se në spitalin e Durrësit rreth 7 milion lekë kanë shkuar ekstra për këtë koncesion. KLSH ka bërë vlerësime të pjesshme. Ne besojmë që SPAK i ka kapacitetet ligjorë për të mos na zhgënjyer. Mjafton të shohë këtë dokument që ne kemi dorëzuar për të ngritur dyshime. Ne nuk kemi ndërmend të presim që këta zyrtarë të korruptuar të dorëzohen vetëm. Kemi 30 vjet që shohim se si arrestohet qytetarët ndërsa pushtetarët vetëm pasurohen. Ka dyshime për një dëm të konsiderueshëm. Gjëja më e rëndësishme janë kostot.  Ajo që kemi parë është një kërkesë nga ana e institucioneve për t'i thënë mjekëve mos bëni më operacione", u shprehën ata jashtë dyerve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.