Padia ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës: Rasti tmerrësisht flagrant, prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike

10 Dhjetor 2019, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2019-12-10 15:05:57

TIRANE-  Për rreth një orë presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një dalje për mediat Meta u shpreh se shpreson që prokuroria do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike, duke e quajtur atë një rast tmerrësisht flagrant. Ndonëse kishte paralajmëruar 'video përvëluese' që provojnë shkeljet e kushtetutës, Meta la të kuptohet se sot nuk depozitoi prova të reja, por të mjaftueshme siç i quajti ai, që prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit.

Kreu i shtetit tha se qytetarët duhen ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka mbrojtja e Kushtetutës ndërsa njoftoi se në orët në vijim presidenca do të shpërndajë edhe spote në funksion të saj.

    No videos found.