Paga e luftës/ Punëtorët e fasonerisë në Fier protestë: U kemi ndenjur 'pronto' pronarëve

27 Prill 2020, 14:47

FIER- Paga e marrë nga puna në fasoneri është e vetmja mënyrë për të ushqyer 5 fëmijët, prandaj është detyruar që të dalë në protestë, së bashku me kolegët e tjerë, për të kërkuar pagën e luftës. Vështirësia e madhe ekonomike e ka detyruar këtë punonjëse,  që të dalë në shesh mes rrezikut të infektimit. Ajo shprehet ka nisur të kërkoj një punë tjetër, por në këtë situatë për shkak të COVID-19, e ka pasur të vështirë.

"S'kam asnjë të ardhur, kam 5 fëmijë më këtë rrogë po ushqehesha, nuk kam nga të vete, prandaj kam dalë këtu që të paktën të marrë pagën e luftës. Po mundohemi që të gjejmë një punë tjetër, po s'po mundemi dot", shprehet punonjës.