Pagat e drejtësisë/ Sadushi: Cila është paga që na njeh qeveria nga 1 gushti? S’mund të zbatohet formula që Kushtetuesja e shfuqizoi

10 Shtator, 11:49 | Përditesimi: 10 Shtator, 11:49

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kërkoi të dijë se cila është paga që qeveria u njeh gjyqtarëve nga 1 gushti, pas shfuqizimit të formulës së vjetër nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, administrata nuk mund të vijojë të zbatojë një formulë të shpallur antikushtetuese. Një përgjigje e kishte edhe për qeverinë, duke thënë se mungesa e fondeve nuk mund të pengojë zbatimin e një detyrimi kushtetues.

 

E.H/Shqiptarja.com