Pagat e luftë/ Shpërndahet kësti i parë për 9 mijë e 506 punonjës! Refuzohen 7.512 aplikime (kryeson Tirana)

7 Prill 2020, 15:46

Janë shpërndarë pagat e para të luftës për 9 mijë e 506 punonjës, të mbetur të papunë si pasojë e masave të ndërmarra kundër COVID-19, dhe janë 1 mijë e 195 proces verifikimi edhe pse është miratuar paga.

Aktualisht është miratuar ndihma financiare për 6 mijë e 273 biznese dhe 10 mijë e 701 punonjës. Në Tiranë është miratuar ndihma financiare për 4.174 punonjës, për Korçën për 1.253 punonjës, Durrës 1037 punonjës dhe Lezha me numrin më të ulët me 206 punonjës.