Paketa Anti-KÇK/ Sassoli: Mbart diçka italiane... mënyra më e drejtë për të luftuar krimin

3 Shkurt 2020, 16:00

Presidenti i PE-së, David Sassoli u shpreh para deputetëve në Kuvend se paketa Anti- KÇK ka në përmbajtje të saj element italian si dhe Europiane, duke e vlerësuar atë si rrugën e drejtë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

"Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, vij nga një vend që e njoh mirë krimin, pata kënaqësinë të shikoj se disa përvoja nga vendi im mund të jenë të dobishme për vendin tuaj. Reforma mbart me vetë diçka italiane, diçka Europiane, mundësinë për të qenë e rreptë brenda shtetit të së drejtës. Kjo është një mënyrë e drejtë për të luftuar korrupsionin. U shtruan disa vërejtje, ne jemi të bindur që në reflektimin e tyre disa vende nuk kanë sulmuar besimin tuaj dhe këtë e vumë re", tha Sassoli

    No videos found.