Paketa Anti-Shpifje/ Basha: Do ta zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet

16 Dhjetor 2019, 15:17

Sot Komisioni i ligjeve ka aprovuar paketen antishpifje me disa ndryshime në krahasim me propozimin e Qeverisë. Paketa ka shkaktuar reagime nga ana e opozitës dhe nga disa përfaqësues të medias. Por cilat janë ndryshimet që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve për t'i kaluar Kuvendit që kanë ngjallur shumë debat? Në këtë paketë përfshihen portalet, televizionet e radiot dhe jo e media e shkruar. 

Më ligjin e ri të paketës anti-shpifje që kaloi sot te Komisioni i Ligjeve në cdo rast shkelje të medieve, AMA (Këshilli i Ankesave) është 'gjykata' që vendos për korrigjimin e përmbajtjes, gjobat, pezullim ose heqje të përkohshëm të licencës. Por kush bën pjesë dhe si zgjidhet Këshilli i Ankesave? U propozua dhe miratua që te Këshilli i Ankesave të ketë gazetarë me eksperiencë deri në 10 vjet. Anëtarët do të zgjidhen sipas një gare me kritere të mirëpërcaktuara dhe nuk do të ketë juristë, por vetëm gazetarë me mbi 10 vite eksperiencë.