Paketa anti-shpifje e Ramës, socialistët: Ide e shkëlqyer, fjalët e liga kanë marrë dhenë

4 Tetor 2018, 17:10

Paketa anti-shpifje e kryeministrit Edi Rama ka gjetur mbështetje të plotë nga socialistët. Nënkryetarja e Komisionit të Medias, Milva Konomi shprehet se, shpifjet kanë marrë dhenë dhe duhet bërë diçka për të rritur kujdesin.

Nisur nga rasti “Nuhu” kryeministri Edi Rama riktheu një ide të tij të vjetër dënimin për shpifje. Ende ky propozim nuk është i përkthyer si projekt konkret por e sigurt është se dënimi për shpifje nuk do të jetë me burg. Por çfarë mendojnë deputetët socialistë anëtarët të Komisionit të Medias mbi këtë propozim:

Në këtë moment kur fjalët e liga kanë marrë dhënë, duhet të bëjmë patjetër një gjë

Milva Konomi-Nënkryetare e Komisionit të Medias

I një mendimi është dhe deputeti Fidel Ylli:

Nuk mund të shpifësh për mua e të thuash unë jam gazetare, e të mos mbash përgjegjësi

Fidel Ylli, deputeti i PS

Deputeti Bujar Cela tregon shumë anë negative që vijnë si pasojë e shpifjeve, ndërsa thotë se paketa do të jetë edukuese.

Shpifjet bëhen objekt të sharjeve, krimeve, divorceve, etj. Kjo paketë është edukative, ligjore dhe e kërkuar nga qytetarët

Bujar Çela, deputet i PS

Ndërsa deputeti Fatmir Velaj e komenton propozimin e Ramës në këtë mënyrë:

I shkëlqyer, unë kam qenë gjithmonë kundër shpifjeve. Prandaj jam i bindur se paketa anti-shpifja është më e shkëlqyera, nuk kufizon lirin e shprehjes por kufizon lirinë e të sjellurit keq

Fatmir Velaj

    No videos found.