Paketa 'anti-shpifje', Kryemadhi: Rama ka axhendë anti-shqiptare

17 Dhjetor 2019, 12:43

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me paketën anti-shpifje që pritet të miratohet në Kuvend. Kryemadhi e cilësuar këtë projektligj si anti-shprehje dhe se kryeministri Rama po dënon çdo qytetarë që kërkon të informohet.

"OSBE dhe KiE ka thënë se paketa do të cilësohet anti-shprehje. Rama dënon çdo qytetarë që kërkon të informohet që banesa është e qëndrueshme. Arreston qytetarët të informohen për sigurinë,. Portale nëse denoncon grabitjet e tij. Kërkon të dënojnë politikanë që denoncon korrupsionin. Tashmë është vendosur haptas kundër Evropës. Axhenda e Ramës është anti-shqiptare dhe evropiane. Shqiptarët janë të gjithë ë bashku se secila ka ç'të thotë. Pse shqiptarët braktisin vendin e tyre. Mbështetja jonë është totale qoftë për mediat dhe këdo që lufton për lirinë  e shprehjes. Kjo është betejë e humbur e Ramës, përpara së vërtetës. Asnjë kompromis nuk do të ketë. " tha Kryemadhi.

Pak më parë Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović i kërkoi kuvendit të Shqipërisë të rishikojë draftet e paketës anti-shpifje që për herë të parë përfshin median online, me argumentin se duhen përshtatur sipas standardeve të vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës.