Paketa antishpifje/ Raportuesi i Asamblesë së KiE: Parlamenti të tërhiqet nga ky ligj, efekt tronditës mbi lirinë e medias! Të hartohet nga e para një nisëm e re

17 Shtator 2020, 20:23

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me paketën antishpifje duke kërkuar nga qeveria shqiptare të heq dorë nga ky ligj që mund të rrezikojë lirinë e shprehjes dhe kërkon rifillimin e procesit për hartimin nga e para e një nisme të re.