Paketa anti-shpifje, Ruçi: Media s'mund të jetë e lirë kur fyen dhe kërcënon

20 Dhjetor 2019, 12:01

Pas votimit te paketës “anti-shpifje” Gramoz Ruçi deklaroi në aktivitetin e organizuar nga Avokati i Popullit se një media nuk mund të jetë e lirë, nëse lexuesit e shikuesit, pra konsumatorët, ndjehen të fyer apo të kërcënuar prej lirisë së saj. "Rregullimet ligjore të nevojshme nuk presupozojnë domosdoshërisht zgjerimin e rrezes së shtetit demokratik, por forcën e tij për të garantuar mbrojtjen e dinjitetit dhe lirive qytetare. Një media nuk mund të jetë e lirë, nëse lexuesit e shikuesit, pra konsumatorët, ndjehen të fyer apo të kërcënuar prej lirisë së saj. Sa më shumë rritet pushteti dhe influenca, aq më shumë duhet të rritet edhe përgjegjësia dhe vetëkontrolli. Liria e medias nuk mund të zhvillohet jashtë etikës së saj" tha ai.