Paketa e Anti-Shpifjes/ Dhimitri: Bojkot Komisionit dhe Parlamentin! Deputetët të marrin parasysh pasojat e ligjit

16 Dhjetor 2019, 17:22

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Fatjona Dhimitri ka deklaruar se do të bojkotojë Komisionin dhe Parlamentin, pasi sipas saj dy projekt ligjet e paketës Anti- Shpifje do të kenë pasoja të rënda për mediat në Shqipëri, që do të çojnë në censurë.  

"Mendova se do reflektonit,por shumica do qe te kalohet paketa. Kuvendi i Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje, por me arrogancën që e karakterizon kërkon ta votojë në parlament. Jam përpjekur që me anë të seancave dëgjimore të thërras të gjjtha grupet interesit të cilët janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve. Aty ku vetrregullimi kthehet në ligj, jemi në censurë. Për mua është e qartë se këto dy projektligje është një kërcënim i madh, shkelje e Kushtetutës dhe Konventave ndërkombëtare, një marrëzi. Shpall bojkotin e Komisionit dhe Parlamentit, të marrin parasysh deputët pasojat që do ketë ky ligj. I bashkohem protestës së gazetarëve", tha Dhimitri.