Paketa e FSHF-së për futbollin/ Ja cilat kategori përfitojnë, klubet e Bashkive JO

10 Prill, 13:17

TIRANË- Të enjten Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi paketën financiare që do i vijë në ndihmë komunitetit të sportit të topkëmbës në vend ndërsa sot bëhen të ditura edhe kategoritë që përfitojnë.

Komuniteti i futbollit në vend do të përfitojë nga 30 mije lekë të rinj për periudhën nga 15 marsi deri në 15 prill dhe nëse futbolli nuk rikthehet atëherë paketa do të vijojë edhe për periudhën nga 16 prilli deri në 15 maj. Ata që futbollin e kanë mundësi të vetme jetese do të përfitojnë nga 30 mije lekë të rinj.

Ata që janë në një tjetër punë do të përfitojnë gjysmën e pagesës pra 15 mijë lekë dhe klubet që varen nga Bashkitë janë të vetmet që nuk përfitojnë nga kjo pagesë me përjashtim të Vllaznisë që do të përfitojë.

Më konkretisht kategoritë që përfitojnë nga paketa e ndihmës e FSHF-së janë
1-Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet.
2-Të gjithë punonjësit e futbollit që nuk kanë të ardhura të tjera e marrin të plotë pagesën prej 30 mije lekësh të rinj.
3-Anëtarët e stafeve të klubeve që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
4-Trajnerët e moshave që nuk janë në punë tjetër marrin pagesën e plotë ndërsa ata që janë të punësuar diku tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
5-Arbitrat që nuk janë në punë tjetër marrin pagesën e plotë
6-Ndërsa klubet që varen nga Bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

Kategori të tjera