Paketa e parë/ Ibrahimaj për Report TV: Ishin 121mijë aplikime, mbi 60 mijë janë refuzuar!

30 Prill 2020, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 15:10:13

TIRANË- 58 mijë e 987 punonjës kanë marrë pagën e luftës prej 26 mijë lekësh, pjesë e paketës së parë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report TV se në total për paketën e parë aplikuan rreth 121 mijë persona dhe mbi 60 mijë aplikime u refuzuan. Ndërkohë sot është rihapur edhe një herë aplikimi për pagën prej 26 mijë lekësh për punonjësit e biznesit të vogël të mbetur të papunë si pasojë e mbylljes së aktivitetit, dhe që deri më tani nuk kishin aplikuar.  Ndërsa sa i takon paketës së dytë deri më tani kanë aplikuar 94,958 punonjës, dhe është miratuar ndihma për mbi 81 mijë punonjës, ndërsa 73 mijë e kanë marrë.Edhe në paketën e dytë janë refuzuar 704 kërkesa deri më tani. Ibrahimaj sqaron se këto refuzime më së shumti kanë ardhur si pasojë e kodeve ekonomike të tatimpaguesve, që nuk janë të njëjta si në QKB ashtu edhe në administratën tatimore.