Paketa e qeverisë për sipërmarrjen/ Jaka: 8a0 mijë punëtorë presin rrogën!

20 Mars 2020, 23:18

TIRANE-Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv se nga mbyllja si pasojë e koronavirusit janë prekur 30-35 mijë biznese, ndërsa 70-80 mijë të punësuar presin rrogën në fund të muajit. Jaka jep edhe zgjidhjen e tij për të kapërcyer këtë situatë.

"Nga të dhënat jo zyrtare që ne jemi thuhet se janë të regjistruar në QBK 180 mijë sipërmarrje, nga ku 120 mijë janë aktive, 80 mijë biznesi i vogël, 40 mijë biznes i madh. Nga 80 mijë, risku që janë kapur nga masat janë nga 30-35 mijë, bar, restorante. Shuma e sipërmarrjeve janë të vetëpunësuar, por mund të jenë 70-80 mijë të punësuar që presin për të marrë rrogën në fund të muajit. Paketën e kryeministrit e kemi mirëpritur, dhe besojmë se është një paketë për masat emergjente për muajin e parë deri në 20 prill dhe të shikohet situata më pas.

Nëse vijohet me këto masa shtrënguese sipërmarrja është drejt kolapsit. Zgjidhjet me pakta financiare janë të pamundura që të përballojnë një krizë të thellë nëse sipërmarrja shtrëngohet, duhet të lirohen sektorët e ekonomisë dhe të merren masat parandaluese në cdo sektor. Në vazhdohet me këto masa sipërmarrja e madhe në fund të prillit është e kapitulluar. I bëjmë thirrje edhe opozitës, që të bashkohet me analiza dhe ekspertët për të qenë të unifikuar që të shpëtohet sipërmarrja nga kolapsi. E shpëtojmë duke i kërkuar qeverisë që të lehtësohet mënyra e të bërit biznes" tha ai.

Kryetar i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto tha se është i pakënaqur me paketën e qeverisë. Sipas tij, 65 mln dollarët janë të pamjaftueshme. "Jemi të pakënaqur me shumën që është dhënë. Jemi pak të turbulltë. Shifra është e pamjaftueshme për ne, sidomos për këtë muaj. Sot 99% është biznes i vogël dhe i mesëm. 90 mijë biznese të vogla kanë mbyllur qepenat, por i shumëzojmë këtu me 4 persona. Paketa duhet të ishte shpallur më parë, duhet transparencë e plotë. Kaloi 100 mln dollarë për firmat e mëdha, dhe 65 mln dollarë për familjet në nevojë dhe biznesin. Biznesi nuk përfiton asgjë. Janë 85 mijë biznese të  mbyllura, 360 mijë punonjës.