Paketa e re fiskale për vitin 2019, Ahmetaj:65% e bizneseve do të paguajnë zero tatim

6 Nëntor 2018, 18:10 | Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 18:10

Qeveria shqiptare për vitin 2019 parashikon të ulë barrën e taksimit për qytetarët dhe biznesin.  Si shkak i këtyre ndryshimeve pritet që rreth 71 mijë subjekte të paguajnë zero tatim në shtet. Shifrat janë dhënë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të paketës fiskale për vitin 2019.

Sektorë të caktuar do kenë lehtësira tatimore. 20 mijë subjekte e kanë tatimin vetëm 5%.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Bujqësia do të jetë një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik të vendit me ndryshimet e reja të parashikuara për vitin e ardhshëm.

Bujqësia do të jetë në 2019 një nga sektorët më të financuar më të mbështetur me fonde dhe strukturë.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Në fund të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë kryetari i saj Erion Braçe,  i ka quajtur të pandershme dhe të pavëpavërteta, deklaratat që vijnë nga Partia Demokratike . Braçe i ka ftuar këta të fundit që të marrin pjesë në komision për të debatuar dhe që  të jenë pjesë e këtyre ndryshimeve.

r.k./Shqiptarja.com