Paketa ekonomike, drejtoresha e Tatimeve për Report TV: Punonjësit në të zezë nuk përfitojnë! Bilancet e biznesit brenda 31 korrikut

29 Mars 2020, 16:07 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 17:30:02

Të gjithë të punësuarit në shtet apo privat që kanë mbetur të papunë si pasojë e mbylljes së aktiviteteve me urdhër të qeverisë për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit, do të përfitojnë pagë. Kategoria që rrezikon të mos marrë asgjë janë të punësuarit informalë, fakt i pranuar edhe nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, e cila tha për Report TV se është e pamundur të identifikosh punonjësit informalë.