Paketë e tretë ekonomike, Rama: Mbështetje për barnat esenciale dhe familjet në nevojë, mjekët do të marrin më shumë se në Gjermani

11 Nëntor 2020, 12:27

Një paketë e tretë me mbështetje ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë ekonomike por edhe për barnat esenciale për të prekurit nga covid është paralajmëruar nga Kryeministri.

Rama njoftoi planin me shifra konkrete financimesh për të gjithë këtë periudhë të vështirë që pritet në muaj në vijim.

Duke iu përgjigjur akuzave të Presidentit Meta se nuk ka një plan për luftën kundër covid-19, Rama tha se janë parashikuar të gjitha masat ekonomike dhe shëndetësore, duke njoftuar se edhe personeli mjekësor do të marrë shpërblimin financiar që i takon, që sipas Kryeministrit do të çojnë në shtëpi më shumë sesa do të çonin nëse do të punonin në Gjermani.