Pakica serbo-malazeze: Të hapen shkolla serbe në Shkodër dhe 7 Janari të shpallet festë zyrtare

7 Janar 2020, 17:14

Besimtarët ortodoks sipas kalendarit Julian kremtojnë krishtlindjen më 7 janar. Në festën e krishtlindjeve pakica serbo-malazeze kërkon krijimin e shkollave serbe në Shkodër dhe shpalljen festë zyrtare të 7 janarit. Deklaratat kanë ardhur nga kryetari i shoqatës ‘Rozafa Moraça’, Pavlo Jakoja i cili tha se janë 27 mijë e 500 serb në Shqipëri ndërsa debatoi me gazetarët për mënyrën sesi janë bërë verifikimet e numrit. Ai tha se pakicat janë të trembura dhe nuk deklarohen ndonëse nuk tregoi se kur ka pasur ndonjë incident drejt pakicave serbe. “Një ndër problemet është dhe implementimi i mësimit të gjuhës. Unë i përmenda pakicat dhe vetëm maqedonasit dhe grekët e kanë zgjidhur mësimin e gjuhës për pakicat. Kanë qenë 6 shkolla në gjuhën serbe. Mendojmë në mënyrë që ta implementojmë mësimin në mënyrë të detyruar që gjuhë e dytë të jetë ajo serbë në rajonin e Shkodrës. Duhet vullnet politik që këtë ditë ta shpallin festë kombëtare. Deklarimi është një e drejtë, duhet një regjistër për deklarimet në gjuhën e pakicave”, Pavlo Jakoja. Palvo Jakoja komentoi dhe mini-shengenin ballkanik duke thënë se ata qe i shmangen bashkëpunimit ndërkufitar i largohen perspektivës evropiane.

Unë si kryetar i shoqatës së pakicave serbo-malazeze në Shqipëri them që çdo marrëveshje në sens pozitiv është i rëndësishëm. Kush i shmangët largohet nga perspektiva evropiane”, tha Pavlo Jakoja. Ndërkohë përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Malazeze  përcolli një mesazh paqeje duke thënë se nëse të gjithë kemi Zotin baba, atëherë të gjithë jemi vëllezër. “Nëse zotin e kemi baba, të gjithë në atëherë jemi vëllezër”, tha përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Malazeze. Mesha e shenjte e krishtlindjes ortodokse është mbajtur në gjuhen serbe-malazeze, ndërsa të pranishëm ishin një numër i vogël besimtarësh nga pakica serbo - malazeze qe jetojnë në Vrakë të Qarkut Shkodër. Deputeti i opozitës parlamentare  Vasil Sterjovski ka kërkuar kuvendit shpalljen e 7 janarit si ditën e Krishtlindjeve. Sterjovski është pjesë e opozitës së re, nga listat e LSI-së, dhe përfaqëson minoritetin maqedonas në Korçë.