Pako e dyshimtë tek Unaza e Re, ekspertët antieksploziv të RENEA-s nisen drejt vendngjarjes

29 Prill 2019, 19:33 | Përditesimi: 29 Prill 2019, 19:43

Një  pako e dyshimtë është gjetur në Unazën e Re, tek rrethrrotullimi i dytë, e cila dyshohet se mund të jetë lëndë plasëse. Pakoja është gjetur në cep të një bordure, ku dyshohet se ka rënë nga një makinë e parkuar më parë aty.

Zona është rrethuar nga policia për të shmangur incidentet e mundshmë, ndërsa drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar  ekspertët  e repartit antieksploziv të Reneas për të kryer veprime të mëtejshme.

r.k./Shqiptarja.com