Shpërndarja e një serie pakosh me bomba 12 personave të profilit të lartë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro, ka bërë që FBI të vijojë kërkimet intensive, ndërsa mësohet se është arrestuar një person i dyshuar. Pako të ngjashme iu dërguan ish-zëvendëspresidentit Joe Biden dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, Joe Biden dhe Gerorge Soros.
Mëngjesin e sotëm hetuesit u përqendruan në një zyrë postare në Miami e ndërsa besojnë se të paktën një prej pakove-bombë ishte dërguar nga Florida. FBI-ja nuk ka bërë publike detaje të hetimit të saj. Mbrëmjen e së enjtes u evakuua edhe qendra “Time Uarner” në Nju jork, pas njoftimeve për një pako të dyshimtë, që rezultoi më vonë një alarm fals. Në ndërtesë gjenden zyrat e rrjetit televiziv CNN, që mori një pako-bombë një ditë më parë.
