Pakt me SHBA-në për të dhënat e pasagjerëve, Kim: Terrorizmi si COVID-i, por mund ta parandalojmë, Shqipëria më ka hyrë shumë për zemër

8 Maj 2020, 16:22

TIRANE-Në Ministrinë e Brendshme u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA për sigurinë kufitare dhe luftën kundër krimit dhe terrorizmit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Ambasadorja e SHBA, Juri Kim nënshkruan memorandumin që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të të dy vendeve, në thelb të të cilit është shkëmbimi i informacioneve në kohë të shpejtë mes agjencive ligjzbatuese, përkatësisht strukturave të sigurisë kufitare. Lleshaj theksoi se kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e cila zgjeron më tej mundësitë dhe kapacitetet e bashkëpunimit mes qeverive të Shqipërisë dhe të SHBA, në parandalimin dhe luftën kundër krimit dhe terrorizmit.