Pakt Rama-Basha? Hajdari: E ndjej...se janë po të njëjtët

19 Dhjetor 2019, 16:45

Rudina Hajdari e pranoi se i trembet një tjetër pakti Rama-Basha kur u shpreh se e ndjen se dy kryetarët e partive më të mëdha në vend janë të prirur ta bëjnë një gjë të tillë sërish si në 2017. 'E ndjej që janë të prirur për ta bërë këtë gjë, se janë të njëjtët njerëz që kanë bërë marrëveshje më parë. Nëse do i ndryshojmë Shqipërisë imazhin atëherë duhet të reflektojnë dhe ti thërrasin mendjes'. Hajdari u ndal edhe të rrjedhja e votave të opozitës në shumë projektligje të shumicës. "Kemi qenë unison në cështjet më të nxehta. Unë nuk mbaj përgjegjësi për cdo njeri. Rrjedhje votash ka pasur gjithmonë edhe më parë. Këta janë deputetë të rinj nuk e kuptojnë cfarë po bëjnë dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre politike dhe mund të ndikohen. Mazhoranca është mësuar duke bërë shtanazhime. Është në integritetin e cdo deputeti më pas vota. Votat nuk kontrollohen me imponim. Kjo lloj taktike, kushtëzim dhe bojkot duhet të eliminohen nga fjalori. Me kërcënim nuk bëhet asgjë. Ne nuk duhet të gjejmë një gjuhë konsensusi" tha ajo.

  •