Pakti për Universitetin/ Pedagogu Marku: Me këtë ndërhyrje nga qeveria, kjo s’është autonomi

19 Dhjetor 2018, 22:05

Gjatë diskutimeve në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, pedagogu Jani Marku është shprehur se me ndryshimet e propozuara nga qeveria, universitetet rrezikojnë të humbasin autonominë.

Plarent Ndreca: Propozimi është që ministri të bëjë aktin dhe procesi të administrohet nga Universitetet. Më mirë t’a lerë universitetin me 7 anëtarë.

Jani Marku: Qeveria ka mekanizma kontrolli. Kjo s’është autonomi. Ligji për Arsimin duhet riparë. Ministria nuk ka nxjerrë udhëzimet në kohën e duhur, bëri një lëmsh të paparë 2 vite më parë. Universiteti që të ketë autonomi duhet të ketë 50% të të ardhurave. E vetmja mënyrë është që të rriten tarifat, por kjo s’është e mundur.

Plarent Ndreca. Ne kemi kapërcyer praktikat ndërkombëtare. Bordi i takon financuesit, në cdo vend jashtë e ka Universiteti. Patjetër që duhet të ketë kontroll financuesi. Kam një parim ndryshe nga ajo që është hartuar ligji. Bordi i Administrimit nuk shpenzon vetë para, ka një rol, të garantojë punën në institucion. Bordi nuk mund të hartojë buxhetet.