Pakujdesia, zjarri djeg një banesë në Gjirokastër. E zonja e shtëpisë harron furnelën

11 Prill 2020, 12:48

Një zjarr ka shkrumbuar një shtëpi në qytetin e Gjirokastrës nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë e cila kishte harruar furnelën e gjellës ndezur dhe kishte shkuar në supermarket. Kryefamiljari Arben Kovaçi tregon se si shkak i zjarrit është djegur gjithçka dhe 2.5 million lekë që ai i mbante në shtëpi.