Pala greke mbyll portat në tokën neutrale: Qëndroni këtu sa të ikë radha në kufirin tonë

15 Gusht 2020, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2020-08-15 15:02:05

Pala greke në pikën kufitare të Kakavijës ka mbyllur portën në tokën neutrale. Mbyllja e portës sipas policit grek është se bërë që të mos ketë radhë dhe fluks të qytetarëve në kufirin grek dhe më pas do të hapet sërish për të marrë të tjerët që anë në radhë përtej portës në tokën shqiptare.

Kjo ka sjellë tensionim të qytetarëve të cilët prej ditësh po presin në radhë për të kaluar drejt territorit grek.

"Rrini këtu deri sa të pakësohet numri i shtetasve poshtë në kufi. Pastaj do vijmë këtu dhe ta hapim. Thjesht qetësohuni", ka thënë polici.

Ndërkohë qytetarët e mbetur pas portë janë të tensionuar dhe të lodhur nga ecjet në këmbë por dhe qëndrimi tre ditë në rrugë të bllokuar.