Pallatet e dëmtuar nga tërmeti, inxhinieri: Ustallarët për të mos i hapur punën vetes nuk vendosin brezin antisizmik

29 Nëntor 2019, 14:47

Inxhinieri Artur Roshi, në studion e Report TV me Denis Mingën, ka folur për situatën e godinave që preken ngë tërmetit, dhe mënyrën sesi duhet të veprohet për të vlerësuar një pallat nëse duhet të nxirret i pabanueshëm apo duhet që të riparohet.

Për Roshin, si fillim duhet parë nga një inxhinierët nëse pallatet nga lëkundjet e tërmeteve, u është dëmtuar struktura apo janë dëmtuar suvatimet.

Sipas inxhinierit, nëse struktura e pallatit është prishur, atëherë duhet parë nga ekspertë dhe vlerësuar nëse mund të ndërhyhet për ta riparuar.

Roshi thotë se deri tani, në Shqipëri, strukturave të pallateve që janë dëmtuar nga tërmeti u është shtuar beton, por në fakt ka metoda akoma më të përparuara, që kanë një kosto të caktuar.

Ai thotë se pallateve që u është dëmtuar struktura, kolonat, vetëm duke i mbështjellë ato me fibra karboni, qelqi dhe plastike të përbëra në një thurje, duke i veshur rreth kolonave me disa prajmera silikone, janë bërë më të qëndrueshëm, duke ua shtuar jetën deri në 80-100 vite.

Ky lloji riparimi i bën pallatet më të qëndrueshëm për ngarkesat sizmike.

Por pse në Shqipëri nuk i jepet rëndësi forcimit të pallateve për të përballuar ngarkesat sizmike?

Roshi thotë se nuk është faji i projektuesve, pasi ata e kanë të përcaktuar në projekt mënyrën si duhet të ndërtohet pallati për të përballuar tërmetet.