Pallati u dëmtua nga tërmeti po u klasifikua i banueshëm! Banorët e Durrësit kallëzim në SPAK, mes të akuzuarve edhe Vangjush Dako

15 Shtator 2020, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2020-09-15 18:56:13

15 banorët e pallatit nr.8 në lagjen 5 të Durrësit, që u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë çuar në SPAK denoncimin, ku akuzojnë disa ish drejtues të bashkisë, mes tyre edhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako si dhe strukturat që kanë lëshuar lejen e ndërtimit të këtij pallati.

Avokati i banorëve, Baftjar Rusi pasi dorëzoi kallëzimin nën SPAK shpjegoi se aty janë denoncuar disa ish funksionarë të Bashkisë Durrës dhe struktura të subjekteve private që përmes korrupsionit kanë lejuar që një pallat, të cilit iu dha leja vetëm për 10 kate, janë ndërtuar 14 kate si dhe i janë shtuar garazhde.