Pallati u shkrumbua nga flakët, banorët në Fushë-Krujë në qiell të hapur i tremben dimrit

14 Tetor 2019, 18:54

Banorët e pallatit 3 katësh në fshatin Zallë të Fushë-Krujës që u përfshi nga flakët një muaj më parë e për pasojë u dogjën 4 banesa po kalojnë një situatë tepër të vështirë. Ata shprehen se kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa reshjet e dendura të disa ditëve më parë kanë nxjerrë jashtë funksionit edhe shtëpitë e tjera të kateve të mëposhtme. Banorët të irrituar shprehen se nuk është marrë asnjë masë për ta, madje situata është përkeqësuar më tepër. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi vetë janë të pafuqishëm që të ndërtojnë një shtëpi të re, përpara se ditët e ftohta të afrojnë.

"Kati i tretë ka dal në fushë, kati të dytë i ka hy uji brënda ndërsa katit të parë ëshët duke i hy avash avash. Dimri është duke ardhë, çfar të bëjmë ne. Na kanë thënë jemi duke ardh jemi duke ardh, vetëm zoti e din se çfar do të bëhet me ne. Njëi ka ik me qera i shkreti, tjetri ka ik tek goca e vet. Ai një pension ka. Çfar do të bëje më përpara me një pension, të haje, të pije, smulliqet ku do ta mbyse veten" shprehet një banorë.