Palmer thirrje opozitës në Shqipëri: Të marrë rolin që i takon, bojkoti nuk sjell zgjedhje

2 Nëntor 2019, 09:50

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Mattheë Palmeri cili ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare, u bëri thirrje udhëheqësve të partive në Shqipëri të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik, që ai e quajti të fabrikuar. Ai iu drejtua me një thirrje opozitës jashtë parlamentit:
“Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla.”