Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar atë që duket qartësisht përmes fotove edhe videove. Shiringën e mbushur me bojë në duart e Edi Palokës, teksa e zbraz në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nga fotot dallohet kryeministri i bërë me bojë në fytyrë, si dhe momenti fiks kur Edi Paloka shtrëngon shiringën duke lëshuar bojën. Një veprim që i kushtoi atij përjashtimin nga salla e Kuvendit, edhe pse nuk e zbatoi duke detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi të mbledhë Byronë e Kuvendit.
Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Berisha justifikoi veprimin e Palokës duke thënë se kryeministri Edi Rama përdori fjalë ofenduese ndaj liderit të opozitës Basha, dhe ndaj gjesti sipas Berishës, ishte mëse i merituar. Por ish-kryeministri mohoi që Paloka të ketë qëlluar me shiringë. duke thënë se ishte një stilograf, edhe pse vetë fotot e shpërndara nga zyra e shtypit të PD-së, dëshmojnë të kundërtën.
"A e dëgjuat cfarë u tha?
Çfarë i tha?
Dëgjojeni
S'mund të përsëris fjalët e tij
Nuk mund të fyhet kryetari i opozitës nga kryeministri si rrugac, se është mësuar ai,
Kryetari i opozitës shprehu mendimine opozitës, dhe nuk i bëri asnjë fyerje personale, ai u lëshua me fjalë që ishin ofenduese, duhet të marrë fund një herë e mirë ofendimi dhe sharjet", tha Berisha.