Pamje, çfarë ka mbetur pas te shtëpia ku u shkëmbye zjarr mes Lefter Zhidrus dhe RENEA-s

25 Shtator 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-09-25 11:15:13

Report Tv është futur në banesën e 71-vjeçarit. Kasaphanë është ajo që e përshkruan më së miri këtë pamje, ku ka shenja plumbash kudo. Siç është raportuar më herët, në banesë u gjetën kallëpe tritoli  të vendosura në të gjithë shtëpinë. Mendohet se 71-vjeçari i kishte përgatitur këto kallëpe me tritol për t’i hedhur kundër policisë. I moshuari madje ka kërcënuar gjatë negociatave me të bijën  se "nëse policia nuk largohej do i hidhte në erë."

Një tjetër detaj dyshues brenda dhomës së tij dhe po aq frikësues është edhe një çantë e madhe sporti e cila ka një fitil ndezës. Dyshohet se aty mund të këtë pasur një bateri makinë dhe është përpjeke të lidh detonatorët me fitilin për të krijuar një shpërthim të fuqishëm.