Pamje dramatike/ Kamioni futet mes protestuesve në SHBA, shihni si përfundon shoferi

1 Qershor 2020, 15:08

Një kamion cisternë është futur në masë ku mijëra qytetarë amerikanë po protestonin pas vdekjes së George Floyd, të cilët kishin mbyllur autostradën që lidh Minneapolis me pjesët tjera të SHBA-së.

Videoja shfaq kamionin duke lëvizur me shpejtësi të madhe në autostradën I-35W, derisa mijëra protestues ishin në rrugë.

Sipas autoriteteve, kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma të cilët e kishin rrethuar.

Bëhet fjalë për shoferin 35-vjeç, Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin Vechirkon të mbuluar në gjak dhe pa bluzë, derisa protestuesit e dorëzojnë të policët që kishin dalë në vend të ngjarjes për ta mbajtur nën kontroll situatën.