Pamje EKSKLUZIVE/ Vritet me armë zjarri taksisti 71-vjeçar në Fushë Prezë, u qëllua nga një makinë në lëvizje, trupi i pajetë në vendngjarje (EMRI)

3 Gusht, 21:03 | Përditesimi i fundit: 2020-08-03 21:09:18

TIRANË- Një 71-vjeçar qëllohet për vdekje me armë zjarri në rrethana misterioze në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit rreth orës 16:45 të pasdites së sotme. Personi i identifikuar si Abudlla Budlla me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës është gjetur në anë të rrugës sipër një fuçie pa shenja jete. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të rënda të personit të pajetë.Viktima ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip "Renault ", por është qëlluar pak metra jashtë saj.

Sipas burimeve viktima punonte si taksist pa licencë në vend. 71-vjecari ka mbetur i vrarë në vendin ku shpesh herë stacionohej me taksinë e tij vetëm pak minuta nga banesa e tij në fshatin Ahmetaq.

Kategori të tjera