Pamje me Dron! Report Tv ofron Tiranën si kurrë më parë

21 Mars 2020, 18:46

Report TV ka monitoruar situatën në Tiranë me dron nga lartë duke ofruar një pamje si kurrë më parë. Një Tiranë e qetë, e heshtur, e boshatisur dhe pa asnjë njeri dhe makinë në rrugë, kjo është ajo që gjithçka duket nga pamjet e dronit të Report TV.

Një pamje e tillë mund të duket paksa e trishtë ndërsa jemi mësuar të shohim një Tiranë të zhurmshme dhe plot jetë, por po aq e bukur për të shijuar qetësinë që ajo ofron. Dhe kjo pamje e siguruar pasditen e të shtunës, në fakt duhet të mbizotërojë edhe gjatë paradites dhe qytetarët të mos shfrytëzojnë orët e lejes për të lëvizur për të dalë shëtitje dhe dynden në pazare sikur të ishte në një ditë normale.