Pamje me dron/ Tirana si Wuhan...qytetarët ndërgjegjësohen, rrinë në shtëpi

13 Mars 2020, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2020-03-13 15:45:22

TIRANË- Një pamje që ngjan pak a shumë me Wuhanin, ku ishte epiqendra e koronavirusit, apo me Italinë tashmë izoluar totalisht, por jo! Kjo video me dron është Zhiruar në Tiranën, tashmë të boshatisur.

Tek- tuk mund të shohim njerëz që lëvizin në këmbë duke shkuar në punë, e ndërsa që pas urdhrit të djeshëm, edhe qarkullimi i makinave është shumë i pakët. Një pamje e rrallë kjo për kryeqytetin, ku trafiku i rënduar ishte shndërruar në një përditshmëri për banorët e kryeqytetit, që vjen si rezultat i një gjendje të jashtëzakonshme që po kalon vendi.Në 1 minutë video të regjistruar në unazën e këtij qyteti, pranë urës së ish-bllokut janë parë të qarkullojnë rreth 10 automjete, pjesa më e madhe e tyre furgon. E njëjta panoramë paraqitet edhe në zonën e Komunës së Parisit.