Pamje me dron, vijojnë punimet në stadiumin e Kukësit, kreu i Bashkisë Safet Gjici në inspektim

1 Maj 2020, 20:20

Pavarësisht se futbolli është ndaluar, punimet vazhdojnë për të përfunduar rikonstruksionet në stadiumin e Kukësit, "Zeqir Ymeri".

Ditën e sotme, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka qenë i pranishëm në sheshin e punës të stadiumit për të mbikëqyrur punën e bërë deri më tani.