Pamje nga Kukësi, infektimi i efektivit të patrullës, policët dhe ushtarët e testuar dalin negativ

26 Prill 2020, 15:06

Sot në Kukës nuk u shënua asnjë rast i ri me COVID. 25 mostrat e fundit të marra tek të afërmit e policëve  infektuar si dhe grupit të ushtarakëve që kanë shërbyer bashkë në patrullat në qytetin e Kukësit për monitorimin e respektimit të masave nga qytetarët kundër përhapjes së koronavirusit janë konfirmuar të gjitha negative. Aktualisht në Kukës janë 18 raste, prej tyre 6 efektivë policie në gjendje shëndetësore stabile deri më tani. Ndërkohë janë shëruar edhe 5  punonjësit e personelit shëndetësor të spitalit të Kukësit të infektuar më herët. Në gjendje të qëndrueshme shëndetësore janë edhe të afërmit e tyre. Rasti i parë me covid 19 në qytetin e Kukësit u shënua me 14 prill.

  •