Pamje nga përmbytjet në ishullin grek, 5 të vdekur, disa të zhdukur në Evia! Humb jetën dhe një foshnje 8-muajshe

9 Gusht 2020, 19:12

Shiu i madh ka shkaktuar përmbytje që deri tani i kanë kushtuar jetën së paku tre personave, ndërsa banorët e zonës po flasin edhe për persona të zhdukur.

Tre personat humbën jetën në Politika, një foshnjë 8 muajshe, një 86-vjeçar dhe një 85-vjeçar, dhe dy persona të tjerë. Të moshuarit u mbytën në shtëpinë e tyre, ndërsa prindërit e foshnjës fatkeqe ishin me pushime në zonë dhe nuk arritën ta shpëtojnë atë.