Pamje nga Tirana/ Te 'Brryli' dalin shëtitje me familjen

20 Mars 2020, 17:16

Në Tiranë ndryshon zona por jo situata. Asnjë pikë ndërgjegjësimi nuk ka as te "Brryli". Report Tv bëri një vëzhgim në këtë zona të Tiranës, kur njerëzit kanë dalë të gjithë në rrugë duke e shfrytëzuar për shëtitje, disa me familjen sikur të mos ketë ndodhur asgjë, të tjerë grupe - grupe pa ruajtur distancën mes njëri tjetrit.