Pamje rrëqethëse! Qytetarët e Parisit bëjnë lutje teksa 'Notre Dame' shkrumbohet nga flakët

15 Prill 2019, 21:44

Pamje rrëqethëse vijnë nga Parisi ku mijëra qytetarë janë mbledhur përreth katedrales 'Notre Dame' që prej dy orësh digjet nga flakët. Në videon e shpërndarë parizienët kanë bërë lutje ku disa prej tyre janë ulur edhe në gjunjë.

Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjet ku njerëz nga e mbarë bota kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë qindra parizien të tjerë po i bashkohen turmës, ndërsa rreth 400 zjarrfikës po luftojnë për të neutralizuar flakët.