Pamje sot nga Fushë - Kruja

13 Prill 2020, 09:29

Krujë - Nga 6 të dyshuar, vetëm njëri prej tyre ka dalë pozitiv me covid-19. Ditën e djeshme i janë nënshtruar tamponit të gjithë anëtarët e familjes nga Borizana ku ishte vatra e vetme në rrethin e Krujës dhe fatmirësisht tashmë janë shëruar 5 prej tyre përveç një gruaje e cila dhe pse është e prekur është asimtomatike. Ndërkohë rasti nga Nikla i cili u zbulua pas shtrimit në QSUT. për probleme me zemrën e diabetin, rezulton të jetë rast i izoluar. Familjarët e tij i janë nënshtruar tamponit pardje dhe rezultojnë të gjithë negativ fatmirësisht.Sipas burimeve pacienti mund të jetë infektuar ose tek urgjenca e zemrës ose tek endokrinologjia ku ka qëndruar për disa ditë, situatë që pritet të verifikohet në ditët në vijim.