PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur 'Smarti' përplas këmbësorin te vijat e bardha në Vlorë

25 Dhjetor 2019, 19:18

VLORË- Pamje të rënda vijnë nga Bulevardi Vlorë- Skelë, ku një makinë ka përplasur këmbësorin që po ecte në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, afër kryqëzimit të Rinisë, ku një mjet tip "Smart" ka aksidentuar një 71-vjeçar të identifikuar si Luan Zaimi. Report Tv siguron video e këtij momenti të tmerrshëm, por që fatmirësisht nuk ka përfunduar tragjikisht pasi 71-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.