Pamje të rënda/ Spitali i mbingarkuar i Bergamos në gjendje kaosi, mjekët e luftojnë dëshpërimisht me virusin, helmeta ajri pacientëve në terapi intensive

21 Mars 2020, 22:57 | Përditesimi i fundit: 2020-03-22 09:08:57

Pamjet e mëposhtme vijnë nga një spital në Bergamo, Itali. Përmes tyre vihet re se si mjekët po përpiqen të merren me krizën e koronavirusit të qytetit.

Bergamo është qyteti më i goditur nga Italia, me 4,645 infeksione. Banorët kanë qenë në një mbyllje totale që nga 8 Marsi. Pamjet e rënda, që tregojnë mjekët dhe infermierët që luftojnë dëshpërimisht për të kontrolluar shpërthimin, janë marrë nga një spital në këtë qytet. Videoja tregon dhjetëra pacientë me mbulesa plastike të ventilimit mbi kokë, gjatë trajtimit te tyre në urgjencë në spitalin Papa Giovanni XXIII.