Pamje tronditëse tregojnë liqenin Potecko në Serbi të mbuluar plotësisht me plehra

15 Janar 2021, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2021-01-15 11:29:53

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një video të pazakontë te liqenit Potpecko me titulin: Plehrat përmbytin Serbinë

Pamja shokuese u hodh  fillimisht në rrjetet sociale  në 4 Janar 2021 e më pas u përhap në të  gjithë sitet ambientaliste në Evropë.

Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqen e liqenit”, kështu e përshkruan agjencia Reuters këtë pamje të pazakontë  që ka tronditur opinionin vendas.

Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore. Aktivisti i mjedisit, Sinisa Lakovic, thotë se ndotja plastike ka ndodhur për  shkak të depozitimit të plehrave në vend-depozitime të paligjshme dhjetravjecare. Disa prej këtyre vend-depozitime ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit.

Duke qenë se janë  male me plehra mbi tokë, ato kanë rrëshqitur në ujë. Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad.

Ministrja e Mjedisit e Serbisë, Irena Vujovic, urdhëroi pastrimin e liqenit në mënyrë të menjëhershme.